Numri më I madh I t punësuarve përmes programit K5 filluan me punë nëpër institucionet ku janë caktuar, informoi sot ministri I Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.
Zyrtarisht, siç potencoi ai, në MSHIA nuk ka arritur asnjë shkresë nga asnjë institucion I cili ka refuzuar apo I cili nuk ka parashtruar plan vjetor apo sistematizim për t’I transferuar të punësuarit në bazë të programit K5.
“Sipas komunikimit që e kemi edhe me Ministrinë për sistem politik, e cila është bartëse e këtij projekti dhe diskutimet e fundit janë se ky proces vazhdon dhe po I afrohet fundit. Zyrtarisht, në MSHIA nuk është parashtruar asnjë shkresë për mospranim të administratorëve nga program K5, por ka institucione të cilat çdo ditë I përfundojnë përpunimet e tyre për planet vjetore. ne jemi të hapur për këtë plan”, tha Shaqiri.
Ministri sqaroi se të administratorët e punësuar tashmë janë shpërndarë në institucione të themeluara nga Qeveria, Parlamenti dhe nga pushteti lokal. Ai shtoi se nga përfaqësues nga institucionet ishin informuar se ka edhe të atillë për të cilët pas punësimit në bazë zë programit K5, parashihet avancimi I tyre nga I punësuar në administrate, në të punësuar në inspektorat apo institucion tjetër.
Për Ligjin për shërbim të lartë udhëheqës, Shaqiri tha se MSHIA që në vitin 2018 e filloi konceptin për shërbim të lartë udhëheqës me të cilin u vendos procedura e barazuar për emërim në pozitë udhëheqëse, profesionalizim në pozitat udhëheqëse, ndaras nga udhëheqja politike me përgjegjësi politike.
“Sistemi I shërbimit të lartë udhëheqës I cili si risi propozohet me këtë ligj duhet të sigurojë arritje të dy qëllimeve kyçe – udhëheqës të lartë profesional të zgjedhur përmes procedurës së hapur në bazë të kompetencave të tyre profesionale dhe vendosjes së marrëdhënieve të besimit me personat e zgjedhur politik”, shtoi Shaqiri.